Theret me thikë një person në Klinë

KlinëPostuar: 10:25 / 20.08.2017

Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht duke e ther me thikë viktimën mashkull K-Ashkali.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Klinë në ora 20:00.

Me urdhër të prokurorit njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje  ndërsa, i dyshuari tjetër lirohet në procedure të rregullt.