Apeli i vërteton dënimin ish-kryetarit të Kllokotit

KllokotPostuar: 14:16 / 03.05.2017

Gjykata e Apelit e Kosovës, ia ka vërtetuar dënimin prej 10 muaj burgim më kusht ish- kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Spasiq është shpallur fajtor, pasi që në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka tejkaluar autorizimet e tij në atë mënyrë që, me datë 3 shkurt 2014, ka nxjerrë aktvendimin me numër protokolli 4134/1, me të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar të dëmtuarin T.S. nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Fillore “Marko Rajkoviq” në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 dhjetor 2015.

Po të njëjtën datë me 3 Shkurt 2014 ka nxjerrë edhe aktvendimin me numër protokolli 4133/1, të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar dëmtuarin B.D. nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Ekonomike – Teknike në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 Dhjetor 2015.

“Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejtë ligjin penal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e mbrojtësit për dënim më të butë ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.