BE investon në zhvillimin ekonomik të Kllokotit

KllokotPostuar: 09:28 / 16.01.2017

Përmes projektit “Diversifikimi i ekonomisë rurale në komunën e Kllokotit”, BE-ja ka mbështetur zgjerimin e fabrikës për prodhimin e briketave dhe bio-paletave përmes riciklimit të mbetjeve të drurit dhe mbeturinave agro-pyjore.

Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së, qëllimi i projektit është diversifikimi i aktiviteteve ekonomike bujqësorë në zonat rurale të Anamoravës në aktivitete ekonomike jobujqësore me prodhimin e briketave dhe bio-paletave përmes mbetjeve të drurit, aktivitet i cili do të çojë tek të ardhura rurale, vetëpunësim dhe tek reduktimi i pabarazive në mes të zonave urbane dhe rurale.

Për të shënuar përfundimin e suksesshëm të projektit, BE-ja ka organizuar sot një vizitë në këtë fabrikë.

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.