Ilazi: 2017-ta, vit i investimeve milionëshe në Kaçanik

KllokotPostuar: 16:45 / 22.12.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, sot mbajti debat me qytetarë me temën “Raporti i punës së kryetarit për vitin 2017”.

Kryetari Ilazi para qytetarëve, administratorëve të fshatrave, drejtorëve e përfaqësuesve të shkollave dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile, shpalosi raportin e punës së tij, duke theksuar se edhe viti 2017, u karakterizua me shumë punë, angazhime e sfida, por edhe suksese, transmeton InfoKomuna.

Kryetari tha se edhe këtë vit kanë mbajtur primatin që të jenë në mesin e Komunave më transparente në Republikën e Kosovës si dhe të kemi shërbimet sa më efektive dhe të shpejta në administratën komunale, ndërsa mirëqenia qytetare ishte prioritet i yni edhe gjatë këtij viti.

Shumë projekte kapitale komunale u realizuan gjatë këtij viti, pa lënë anash asnjë fshat apo lagje të qytetit. Investime u realizuan në Infrastrukturë rrugore, ndriçim publik, trotuare, instalim dhe rregullim të rrjeteve të kanalizimit, mirëmbajtje të rrugëve dhe ambientit, investime ne arsim, kulturë rini e sport si dhe në sigurinë publike, duke e konsideruar këtë vit si “Vit i investimeve milionëshe” në Kaçanik.

Në vlugun e punëve të 2017-tës, u realizuan 31 projekte kapitale, u rregulluan 30327 metra kanalizime fekale dhe atmosferike, 3170 metra ndërtim të ujësjellësit, ndërsa këtë vit investuam edhe në ndërtimin e tri urave.

Duke e konsideruar arsimin si njërin ndër fushat më me prioritet, edhe këtë vit jemi fokusuar në rregullimin e infrastrukturës arsimore, si parakusht për ngritje të cilësisë.

Tri objekte të reja shkollore dhe një çerdhe publike, tashmë janë në proces të ndërtimit, ndërsa kemi përuruar aneksin e ri shkollor me inventar të kompletuar në fshatin Stagovë.

Ndërsa rregullimi i stadiumit të qytetit “Besnik Begunca” do të jetë një arenë moderne e futbollit për sportistët kaçanikas” tha mes tjerash kryetari Ilazi gjatë shpalosjes së raportit të punës për vitin 2017.

Nga ana tjetër të pranishmit në debat, përgëzuan Kryetarin ilazi për arritjet e viti 2017, ndërsa kërkuan investime të mëtejme në arsim e në veçanti në disa objekte shkollore, rrugë, kanalizime, trotuare, mirëmbajtje të ambientit- menaxhim të mbeturinave etj.

Të pranishmit po ashtu theksuan problemet e vazhdueshme me të cilat po përballen banorët e lokacioneve nga punimet e autostradës nga Kompania Bechtel Enka. /InfoKomuna/

LipjanKomente: 0 Shënohet Dita e çlirimit në Lipjan 14:28 / 12.06.2019 Me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Komunës së Lipjanit, kanë nisur aktivitetet për shënimin e kësaj dite të rëndësishme duke filluar me një seancë solemne të Kuvendit të Komunës së Lipjanit.