Kllokoti me aktivitet për pastrimin e tabelave të vendbanimeve

KllokotPostuar: 19:06 / 21.09.2016

Përmes një aktiviteti të organizuar nga Komuna e Kllokotit në bashkëpunim me OSBE-në është bërë pastrimi e tabelave njoftuese të vendbanimeve të kësaj komune.

Në këtë aktivitet përveç të rinjve të Komunës së Kllokotit e kanë përkrahur edhe të rinjtë e komunave të Ferizajit dhe asaj të Shterrpcës.

“Tabelat njoftuse të vendbanimeve kanë qenë të shkallavitura nga qytetarë të pandergjegjshëm dhe pastrimi i tyre më shumë ka të bëjë më simbolikën dhe mesazhin që përqon ky aktivitet simbolik”.

“Përmes këtij aktiviteti jepët një mesazh i qartë për frymën multietnike të bashkpunimit të të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë komunë, duke ndërtuar një shtet për të gjitha komunitetet pa dallim”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aktivitetet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt, në qytetin e Ferizajit dhe të Shtërpces, të cilat aktivitete do të kenë simbolikën e vetë.