Kolegjiumi i zyrtarëve komunalë për integrime evropiane hartoi planin e punës 2018

Postuar: 15:57 / 23.01.2018

Kolegjiumin e Zyrtarëve Komunal për Integrime Evropiane sot mbajti takimin e parë për vitin 2018.

Në këtë takim, u diskutua për Planin e punës të Kolegjiumit për vitin 2018 me të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe nevojën për trajnime si dhe u diskutua edhe Programi Legjislativ për vitin 2018, ku u njoftuan zyrtarët e komunave, se për cilat ligje AKK-ja ka paraqitur kërkesë për të qenë pjesë e grupeve punuese, njofton InfoKomuna.

Edhe këtë vit vazhdon bashkëpunimi mes Komunave dhe MAPL-së sa i përket raportimit dhe veprimeve që dalin nga MSA-ja.

Raportimi i deritashëm u vlerësua i suksesshëm nga ana e MAPL-së dhe u tha se komunat kanë pasur sukses në raportim deri në 70 %, kanë raportuar 37 komuna, e suksesit i ka paraprirë bashkëpunimi shumë i mirë e hartimi i përbashkët i formularëve me fusha përkatëse.

Përfaqësuesi i GIZ-it, Besnik Vasolli ofroi bashkëpunim meqenëse projekti i tyre në GIZ është i fushës së integrimeve evriopioane, i cili projekt e mbështetë kryesisht nivelin qendror mirëpo gjatë vitit 2018 do të mbështes edhe disa aktivitete në nivelin lokal.

Asociacioni i Komunave të Kosovës në këtë fazë do të mbajë takimet me gjitha Kolegjiumet e saja për hartimin e Planeve Vjetore të Punës 2018. /InfoKomuna/