Komuna e Deçanit mbajti mbledhje komemorative për Mustaf Hasanaj

DeçanPostuar: 14:12 / 19.03.2021

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan nën përkujdesen e kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, sot është mbajte mbledhje komemorative për punëtorin e Institucionit komunal Mustaf Hasanaj i cili tragjikisht u nda nga jeta dje më dt.18.03.2021

Mustafë Hasanaj u lind më 29 Prill 1958 në fshatin Strellc i Ulët. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , shkollën e mesme në Gjimnazin,, Vëllëzërit Frashëri ’’në Deçan ndërsa mbaroi fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Në komunën e Deçanit, Mustaf Hasanaj ka punuar si Drejtor i Inspeksionit , një mandate drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, po ashtu  për dy vite ka udhëheqë  Drejtorin e Shëndetësisë.

Mustafa tash e 6 vite ishte Zyrtar i lartë për Rini në Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport.

Pos kësaj Mustaf Hasanaj ishte edhe veteran i UÇK-së.

Në emër të Institucionit Komunal, kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se :Mustafen gjithmonë do ta kujtojmë si njëri i  ndershëm i urtë, e sinqertë mbi të gjitha ishte njeri me plotë kuptimin e fjalës .Ai për secilin nga ne do të mbete si shembull i një burri që diti ti respektoi të gjitha gjeneratat.

Për ndarjen nga jeta të Mustafë Hasanaj telegram ngushëllimi familja ka pranuar nga ish kryeministri i Republikë së Kosovës  z.Ramush Haradinaj dhe nga Sindikata e pavarur e Administratës Komunale në Deçan .

Mustaf Hasanaj nga sot do të pushoi i qet në varrezat e vendlindjes së tij në fshatin Strellc i Ulët.