Komuna e Deçanit nis aksionin për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave

DeçanPostuar: 16:05 / 08.09.2017

Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me drejtorin e inspeksionit komunal tash e disa ditë kanë bërë verifikimin dhe identifikimin e të gjitha deponive ilegale në qytet dhe në fshatrat e komunës së Deçanit.

Drejtori për Mbrojte e Shpëtim dhe Shërbimeve Publike, Izet Zenuni bëri të ditur se na është dashtë disa dit punën në teren që të bëjmë verifikim dhe identifikimin e të gjitha deponive të krijuara në teren, transmeton InfoKomuna.

Situata në teren është jashtëzakonisht keq, janë krijuar mbi 16 deponi të cilat duhet punë intensive për ti larguar këto mbeturina.

Në si institucion komunal në bashkëpunim më "ELKOS-Grup", kemi arritur një marrëveshje mirëkuptimi që të bëjmë largimin e këtyre deponive të krijuara, puna në teren ka nisë  nga dita e martë, deri më tani është  pastruar  vendi "Podi i Gështenjave", varrezat e qytetit, dhe disa lokacione tjera.
 
Zenuni bëri të ditur se mbeturinat e ekonomive familjarë dërgohen në deponinë regjionale në Sferrk, ndërsa mbeturinat e ngurta (inerte) në vendin e quajtur te zalli i Strellcit, vend ky i cili është votuar edhe në Asamblenë Komunale për një deponi të tillë.

Sipas Zenunit ky aksion do të vazhdojë deri në fund të muajit shtator apo deri në largimin e të gjitha deponive të krijuara.

Më këtë rast  u.d i kryetarit të komunës Sami Cacaj, sot ka mbajte një takim me policinë  e Kosovës, më inspektorët komunalë dhe drejtorin e shërbimeve publike, ku janë dakoduar që bashkë të jen ne teren për të marr masat e duhura për parandalimin e hedhjes së mbeturinave.

Nga ky takim i përbashkët janë dakorduar që të krijohet një ekipe e cila do të jetë në teren 24 orë  dhe do të monitoron  si dhe të ndëshkoj keqbërësit.

Ju bëjmë më dije se të gjithë qytetaret  personat fizik dhe ata juridike që vërehen qoftë nga qytetaret ,kamerat e sigurisë, policia dhe inspekcioni  duke hedhur mbeturina ,do të dënohen sipas ligjit për mbeturina 04/L-60  dhe udhëzimit administrative me nr.14/ 2015 për gjoba mandatorë i cili e parasheh qartë masat e ndëshkimit për të gjitha kategoritë.

Prandaj çdo qytetar i ndershëm duhet te lajmëroj rastet e tilla në institucionin komunal, në policia ,  sepse se pari është ne interes te fëmijëve te tyre, dhe ruajtjes së ambientit në komunën e Deçanit./InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.