Komuna e Deçanit shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë

DeçanPostuar: 14:13 / 28.03.2020

Komuna e Deçanit njofton se me Shtabin Emergjent në ditët në vijim do shpërndajnë pako ushqimore. Lista e familjeve që kanë nevojë, për pakot ushqimore do përpilohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Deçan, Kryqin e Kuq dhe kryetarët e fshatrave.

"Deri tani janë shpërndarë 400 pako ushqimore dhe 200 pako sanitare! Nga fillimi i javës që vjen do i shpërndajmë edhe 1000 pako ushqimore. I falënderoj nga zemra, të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë kohë", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/