Komuna e Drenasit kërkon që deri nesër të dorëzohen kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

GllogocPostuar: 13:54 / 18.01.2021

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e kësaj komune që deri nesër duhet t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet.

Nga kjo komunë është thënë që komisionet janë në teren dhe po punojnë që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve.

Njoftimi i plotë

Njoftojmë qytetarët se deri nesër, me datë 19.01.2021, ora 12:00, të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit.


Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021.

Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve./Bota.Sot/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.