Komuna e Drenasit publikon kontratat publike

GllogocPostuar: 17:18 / 17.08.2018

Komuna e Drenasit njofton se vazhdon të rris transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve. Janë publikuar të gjitha kontratat e lidhura me Operatorët Ekonomik deri me tani në ueb faqen e zyrtare të Komunës.

Kontratat e publikuara janë për mallra dhe shërbime, të projekteve kapitale dhe do të vazhdojmë ne publikimin e tyre ne vazhdimësi për të gjitha kontratat qe do të lidhën gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim për te qenë sa ma transparent ne lidhje me shfrytëzimin e parasë publike, transmeton InfoKomuna.

Komuna po ashtu vazhdon të publikoj të gjitha dokumentet që janë publike në ueb faqen zyrtare si; planet e prokurimit për vitin 2018, njoftimet për kontratë, njoftimet për dhënien e kontratës, njoftimet, njoftimet për nënshkrimin e kontratës, njoftimet për anulim dhe njoftimet për informatat shtesë.

Dokumentet e lartshënuara mund t'i gjeni KËTU