Komuna e Gjakovës dhe USAID-i nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

GjakovëPostuar: 13:40 / 01.02.2018

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, përmes së cilit synohet ngritja e një sistemi të qëndrueshëm të Prokurimit Publik, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e besimit të qytetarëve.

Ky memorandum nisë bashkëpunimin e ri në mes të komunës së Gjakovës dhe USAID-it në projektin. “Komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse”, projekt i cili ofron përkrahje të drejtpërdrejtë përkomunën e Gjakovës në rritjen e kapaciteteve dhe vendosjen e mekanizmit të ri për sistemin transparent dhe efektiv të prokurimit publik, duke përfshirë edhe funksionimin e sistemit të prokurimit elektronik.

Gjini tha se përmes kësaj përkrahje, komuna e Gjakovës do të arrijë ta perfeksionojë sistemin e prokurimit publik, duke e rritur kështu nivelin e transparencës dhe llogaridhënies para publikut. Hope ka thënë se misioni që ai drejton është i përkushtuar që në komunat e Kosovës të ketë edhe më shumë transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet.