Komuna e Gjakovës synon ringjalljen e transportit urban

GjakovëPostuar: 16:28 / 21.07.2017

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të komunës Armend Vokshi, bordi i drejtorëve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën janë shqyrtuar një sërë pikash të rendit të ditës, e të cilat kryesisht kishin të bënin me kërkesa dhe shqetësime të drejtpërdrejta të qytetarëve të komunës sonë.

Ndër pikat më të rëndësishme të shqyrtuara në këtë takim ishte përkrahje materiale – subvencionimi i një pjesë të projektit të Ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve” për ringjalljen e transportit urban, si njëri prej sektorëve më të rëndësishëm të kësaj ndërmarrje.

Sipas projektit të prezantuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes, bordi ka vendosur që në varësi të situatës financiare të komunës, ta përkrahë këtë projekt me 30 deri në 40 për qind e vlerës së përgjithshme që nevojitet për funksionalizimin e transportit urban në kuadër të Stacionit të Autobusëve.

Ndryshe, projekti i prezantuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes parasheh që në një afat të mesëm kohor “Stacioni i Autobusëve”, të zgjerojë linjat e trafikut urban, duke shtuar se paku edhe dy linja të reja, ndërsa bashkë me këtë edhe të bëj modernizimin e linjave dhe shërbimeve të transportit urban.

Për këtë, komuna e Gjakovës tashmë është në finalizimin e bisedimeve me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investimet e tërësishme në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”, ndërsa njëri prej kritereve të kërkuara nga BERZH-i është edhe participimi i komunës në funksionalizimin e linjave egzistuese.

Në mesin e shumë pikave tjera, bordi i drejtorëve ka vendosur edhe për ndarjen e subvencionimin e për vjetshëm të shoqatave të dala nga lufta si dhe ka ndarë hapësirën për që do të përdoret si depo për mallrat e konfiskuar nga ana e drejtorisë për punë Inspektuese.
/InfoKomuna/