Komuna e Istogut përfituese e grantit nga Ambasada e Bullgarisë në Kosovë

IstogPostuar: 14:37 / 21.05.2019

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Kiril Yanchev, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit "Pajisjet me infrastrukturë të brendshme për institucionin e edukimit parashkollor, Gëzimi ynë", ku nga ky bashkëpunim komuna do të përfitojë një shumë prej 14.680 euro.

Yanchev tha se kjo është një ndihmë financiare nga Republika e Bullgarisë për komunën e Istogut për renovimin e kopshtit për fëmijë, "besoj se ky është një fillim i mbarë për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen dhe besoj që marrëdhëniet ndërmjet Ambasadës së Republikës së Bullgarisë dhe komunës së Istogut filluan që nga sot dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen".

Kryetari Haki Rugova, falënderoi zëvendësambasadorin Kiril Yanchev për vizitën dhe grantin e dhuruar për komunën e Istogut duke theksuar se ky grant ka një peshë të madhe për komunën dhe se ky bashkëpunim është një fillim i mbarë i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /InfoKomuna/