Komuna e Junikut është përgatitur për fillimin e ri shkollor

JunikPostuar: 11:43 / 31.08.2017

Kryetari i komunës së Junikut, z. Agron Kuçi sot ishte në vizitë në shkollën fillore të mesme të ulet “Edmond Hoxha”, ku po bëhen disa renovime në fasadimin e disa mureve dhe pjesëve të kësaj shkolle si dhe renovimin e banjave dhe kanalizmit në këtë shkollë.

Gjithashtu shkolla F.M.U “Edmond Hoxha“, këtë vit të ri shkollor do ta filloj me banka dhe karrige të reja investim shumë i rëndësishëm nga komuna e Junikut./InfoKomuna/