Komuna e Kaçanikut partnere e projektit DEMOS edhe në 2018-ën

KaçanikPostuar: 15:28 / 11.01.2018

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, me bashkëpunëtorë, priti në takim zv.menaxheren e projektit DEMOS, Majlinda Jupolli dhe stafin e këtij projekti.

Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut do të jetë partnere e projektit DEMOS edhe për katër vitet e ardhshme 2018-2021, transmeton InfoKomuna.

Me këtë rast kryetari Ilazi falenderoi qeverinë zvicerrane për financimin e projekteve të ndryshme në Kaçanik, përmes projektit DEMOS.

DEMOS financohet nga qeveria zvicerrane, ndërsa zbatohet nga Helevetas Swisss intercoorporation - Kosovë, dhe ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes demokratike dhe menaxhimin komunal.