Komuna e Klinës: Pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës, në disa vende ka vërshime.

KlinëPostuar: 16:44 / 11.01.2021

Kryetari i Klinës viziton zonat e vërshuara

Disa rrugë janë bërë të vështirë të kalueshme, prandajkjo komunë ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët.

Po ashtu, vërshime ka edhe nëpër shtëpi banimi në disa zona.

Për të parë situatën nga afër, që nga mëngjesi ka dalur në teren kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, bashkë me komandantin e Stacionit të Policisë Ragip Bytyqin, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Iber Elezaj, dhe atë të Urbanizimit Lorenc Marleku, ku kanë vizituar zonat e vërshimeve në Klinë dhe fshatra.

Kjo komunë në bazë të kapaciteteve të veta thekson se ka ndërmarrë masa për intervenim në zona të vërshimeve, por situata është vështirësuar në disa pjesë.

Komuna e Klinës kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët që ta tejkalojmë këtë gjendje të krijuar nga vërshimet./Klankosova/

 

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...