Komuna e Mitrovicës ndan 170 mijë euro për parandalimin e epidemisë COVID-19

MitrovicëPostuar: 13:28 / 27.03.2020

Komuna e Mitrovicës ka mbajtur mbledhjen urgjente ku janë ndarë mjetet financiare në vlerë prej 170 mijë euro nga kodi i investimeve, duke kaluar në kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me pandeminë e COVID-19.

Kjo mbledhje u mbajt me kërkesë të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, drejtuar kryesuesit të Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, duke respektuar kështu distancat dhe rekomandimet nga IKSHPK.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, njoftoj për punën dhe angazhimin e gjithë anëtarëve të shtabit emergjent në Komunën e Mitrovicës, të cilët tha se janë në shërbim të qytetarëve, duke kontribuar në parandalimin e këtij virusi, njëkohësisht bëri apel tek të gjithë qytetarët të vazhdojnë qëndrimin në shtëpitë e tyre, pasi që duke vepruar kështu i ndihmojnë vetes, familjes, si dhe institucioneve përgjegjëse.

“Falënderoj të gjithë qytetarët për respektimin e rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe vendimin e Qeverisë për orarin e lëvizjes së lirë, por edhe Policinë e Kosovës dhe mjekët të cilët janë heronj tanë në luftimin e këtij virusi. Gjithashtu në këtë situatë u garantoj të gjithë qytetarëve mitrovicas se asnjë artikull ushqimor nuk do të mungoj në marketet e Mitrovicës, dhe se komuna është e gatshme tu dalë në ndihmë 24 orë në ditë, ku do të sigurojmë 1 mijë pako me 14 artikuj të ndryshëm ushqimor, dhe rreth 25 mijë kg miell për t’iu ndihmuar sado pak familjeve në nevojë sociale”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Me këtë rast lidhur me propozim/vendimin për transferin e mjeteve financiare të komunës për parandalimin e epidemisë COVID-19, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, tha se mjetet financiare në vlerë prej 170 mijë euro janë siguruar nga kodi i investimeve, duke kaluar në kodin për emergjenca, si nevojë për tu përballur me pandeminë e COVID-19.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.