Komuna e Pejës planifikon sivjet afro 7 milionë euro investime kapitale

PejëPostuar: 09:29 / 29.01.2018

Komuna e Pejës në planin e saj të investimeve kapitale për vitin 2018 ka planifikuar 6.7 milionë euro për projekte në fusha të ndryshme.

Kjo shumë e planifikuar për investime kapitale, siç thotë drejtori komunal i Financave, Jeton Abazaj, është më i madhi që Komuna ka akorduar të shpenzojë këtë vit, krahasuar me vitet e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Këtë vit Peja planifikon 6.7 milionë euro investime kapitale, që është shuma më e madhe e buxhetit për investime kapitale deri tashti në këtë komunë gjatë një viti nga arka komunale. Kjo shumë është historike për Komunën e Pejës”, thotë Abazaj. /InfoKomuna/