Komuna e Prishtinës gjobit bizneset që shpërndajnë fletushka marketingu

PrishtinëPostuar: 12:06 / 20.05.2019

Inspektorati i Komunës së Prishtinës bën të ditur se kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore.

Në njoftim theksohet se "kur fletushkat shpërndahen në shumë hyrje, e në shumë kate, dënimi prej 90 euro shumëzohet dhe kjo shumë rritet".

"Ju bëjmë thirrje kompanive dhe bizneseve edhe njëherë, që ta ndalin këtë lloj të marketingut , konsiderojnë forma tjera të reklamimit dhe që t'i respektojnë ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret, në mënyrë që të shmangin gjobat", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/