Komuna e Shtimes diskuton për Qarkoren Buxhetore

ShtimePostuar: 12:09 / 19.05.2020

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka mbajtur takim me drejtorë e zyrtarë nga komuna, njoftoi se qëllimi i këtij takimi është qarkorja buxhetore, shpenzimet operacionale, pagat, propozimet dhe kërkesat, ku secila drejtori duhet të planifikoj buxhetin e vitit 2021.

Qarkorja Buxhetore ka për qëllim udhëzimin dhe kalendarin kohor indikativ të planifikimit buxhetor, ku në këtë qarkore janë marrë parasysh prioritetet e qeverisë komunale duke ruajtur kështu raportin në mes të shpenzimeve rrjedhëse dhe shpenzimeve kapitale.

Komuna është e obliguar që nga granti i përgjithshëm të ndihmojë financimin e shpenzimeve për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë si dhe shpenzimet për sektorin e shërbimeve sociale.

Zyrtarja e lartë e Financave në komunën e Shtimes, Kimete Ukaj sqaroi në mënyrë të hollësishme lidhur me mënyrën e planifikimit dhe harmonizimit të kategorive ekonomike. Ku tregoi se qarkorja e re është mbështetur tek qarkorja e kaluar dhe tha se gjatë këtyre ditëve do të kemi takim me të gjithë drejtorët me qëllim që të dëgjohen kërkesat e tyre që dokumenti të del më i mirë dhe më me prioritet.

Gjithashtu në këtë takim, kryetari Ismajli diskutoi rreth vlerësimit të performancës si dhe për fund informoi të pranishmit në lidhje me vendimin e qeverisë i cili është ende aktual deri në një vendim tjetër për të funksionalizuar stafin në përmbushjen e të gjitha kërkesave të qytetarëve në komunën e Shtimes.  /InfoKomuna/