Komuna e Shtimes mban sesonin informues për të ardhurat nga bujqësia

ShtimePostuar: 12:25 / 18.07.2019

Komuna e Shtimes së bashku me IADK ka filluar zbatimin e projektit "Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës".

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Shtimes është mbajtur sesioni informues për gratë nga ligjëruesja, Hafize Veseli nga organizata IADK-së, e cila në detaje ligjëroi për periudhën e zbatimit të këtij projekti, i cili do të ndodh nga korriku i këtij viti deri në dhjetor 2020 i përkrahur nga donatori CFD nga Zvicra. Projekti do të përfshijë komunat: Shtime, Lipjan, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.

Sipas Veselit, projekti do të kontribuojë që gratë fermere dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të trajtohen në mënyrë të barabartë në aspektin e mundësive për punësim, krijimin e të ardhurave dhe në mënyrë më specifike në drejtim të përdorimit të të drejtave të tyre.

drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Havë Qarri, tha se do të kenë përkrahjen e komunës duke u zotuar se do të arrijnë së bashku finalizimin e projekteve të përkrahura nga IADK-ja. Për organizim dhe zbatim të projektit që të arrihen rezultate më të mira te gratë përfituese, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli më 11 Korrik 2019 ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në mes të Komunës dhe IADK-së. /InfoKomuna/