Komuna e Vitisë e mobilizuar në parandalimin e vërshimeve

VitiPostuar: 21:30 / 13.01.2021

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ju ka kushtuar rëndësi të veçantë pastrimit, hapjes dhe mirëmbajtjes së kanaleve, përroskave dhe lumenjve.

Komuna e Vitisë e mobilizuar në parandalimin e vërshimeve

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ju ka kushtuar rëndësi të veçantë pastrimit, hapjes dhe mirëmbajtjes së kanaleve, përroskave dhe lumenjve.

Kjo ka ndikuar që kjo komunë të mos këtë dëmtime nga vërshimet përderisa shumica e komunave në Kosovë janë përballur me vërshime.

Megjithatë kjo komunë sot ka intervenuar në Pozheran, konkretisht në vendin e quajtur “ Të ura e Kurteshit”.

Përndryshe Haliti ka potencuar se komuna e Vitisë do të vazhdoj të tregoj një përkujdesje të madhe në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve, përroskave dhe shtratit të lumit “Morava e Binçës”./rajonipress/