Komuna e Vitisë përfiton projektin e BE-së “Turizmi pa Kufi”

VitiPostuar: 15:26 / 26.12.2017

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka nënshkrur kontratën me Bashkimin Evropian në lidhje me implementimin e projektit "Turizmi pa kufi".

Ky projekt është pjesë e programit të BE - Bashkëpunimi Ndërkufitar së bashku me komunën e Kriva Palankës në Republikën e Maqedonisë, transmeton InfoKomuna.

Vlera e projektit ''Turizmi pa kufi'' do të jetë rreth 313.000.00 euro dhe do të ndihmoj në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunës sonëdhe komunes se Kriva Pallankes.

Pas nënshkrimit të këtij projekti Kryetari Haliti tha se me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën e Vitisë pritet të zhvillohet sektori i turizmit duke potencuar se në këtë fushë kjo komunë ka potenciale të mëdha. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.