Komuna në pritje të idesë së operatorit për qendrën “Borea”

PejëPostuar: 09:27 / 02.02.2018

Me aprovimin nga Komiteti për Partneritet publiko-privat i Qeverisë së Kosovës të kontratës së nënshkruar mes Komunës së Pejës dhe konsorciumit italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”, fituese e tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, në muajin gusht të vitit të kaluar kanë përfunduar të gjitha fazat dhe procedurat ligjore për partneritet publiko-privat.

Mirëpo, prej verës ende asgjë nuk ka lëvizur në këtë projekt, ndonëse nga operatori fitues është pritur që ndërkohë të dorëzojë tri propozimet për dukjen e gjithë infrastrukturës së qendrës turistike “Borea”, që komuna ta përzgjedhë pastaj njërën prej tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Arsye pse deri tash nuk janë dorëzuar këto propozime nga operatori, në komunë e ndërlidhin me përfundimin e procedurave ligjore në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...