Komuna nis procedurat për (mos)shpronësinë e pronave në qendër të Deçanit

DeçanPostuar: 10:53 / 30.05.2018

Komuna e Deçanit u ka dhënë 10 ditë afat qytetarëve që vërejtjet së bashku me dokumentacion përcjellës ta dorëzojnë në lidhje me pretendimet e tyre për prona në qendër të qytetit.

Janë 10 deçanas që hedhin pretendimet e tyre mbi lokalet afariste në qendër të Deçanit e ata janë: Asim Ukëhaxhaj, Ngadhnjim Ukëhaxhaj, Xhavit Binakaj, Arton Osdautaj, Hysen Gecaj, Shefqet Hasanaj, Sadik Gaxherri, Ramë Tahiraj, Bekim Mushkolaj, Haxhi Bozhdaraj.

Përmes një njoftimi nga Zyra për Informim që mban formën e paralajmërimit ekzekutiv, Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, pas pranimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit, sugjerimeve, vërejtjeve dhe një diskutimi publik që do të mbahet me 20 Qershor 2018 ora 11, do të marrë vendim të formës së prerë.

Komuna lut pretenduesit, grupet e interesit dhe të gjithë të afektuarit që të jenë aktive në paraqitjen e dokumentacionit dhe shqetësimeve që ata i kanë me qëllim që Vendimi përfundimtar të jetë në harmoni të plotë me planin rregullativ të qendrës së qytetit, ligjeve në fuqi dhe qytetarëve. (TIR)