Komuna siguron hapjen dhe rregullimin e rrugëve në të gjitha fshatrat

SuharekëPostuar: 14:43 / 22.01.2018

Në takimin e radhës të Këshillit të drejtorëve komual të Suharekës sot u tha se janë planifikuar 150 mijë euro për hapjen dhe rregullimin e rrugëve fushore në të gjitha fshatrat të Komunës së Suharekës.

Këshilli i drejtorëve ka diskutuar për dy tema: për mangësitë që drejtorët kanë gjetur me të marrë detyrën e re dhe; masat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar gjendjen, njofton InfoKomuna.

Drejtorët komunalë secili ka raportuar për dikasterin që drejton si dhe ka marrë edhe detyra fillimisht nga nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka dhe më pas edhe nga kryetari i komunës Bali Muharremaj.

Takimi me drejtorë të drejtorive do to mbahet çdo fillim javë ( e hënë ) dhe të premteve nëse ata do ti ftojë kryetari. /InfoKomuna/