Konfirmohen edhe pesë raste me koronavirus në veri të Kosovës

Mitrovica Ver.Postuar: 14:20 / 27.04.2020

Pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në veri të Kosovës, derisa katër persona konfirmohen të shëruar, ka bërë të ditur të hënën epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, raporton Kossev.

Dy raste të reja të të infektuarve janë regjistruar në Leposaviq, derisa nga një rast është regjistruar në Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, ka thënë ai gjatë një konference shtypi, transmeton KOHA.

Antonijeviq ka thënë se tek komunat me shumicë serbe, të konfirmuar me koronavirus janë 94 persona, prej të cilëve 43 të shëruar. Ndërkohë, gjashtë janë të vdekur.