KQZ kthen në garë 87 kandidatët për zgjedhjet lokale, pas vendimit të Supremes

Postuar: 13:41 / 22.09.2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar vendimet e Gjykatës Supreme, gjykatë kjo e cila ka hedhur poshtë decertifikimin e disa kandidatëve, përfshirë edhe Zafir Berishën, kandidat i Nismës për Prizrenin.

KQZ ka kthyer në garë këta kandidatë me shumicë të votave, raporton Ekonomia Online.87 kandidat kthehen në garë dhe në qoftëse dikush nuk do të kthehet në garë zëvendësohet me kandidatët e certifikuar pas vendimit për anulim të 87 kandidatëve.

Gjithashtu KQZ ka anuluar vendimin për certifikim e 63 kandidatëve që janë futur në garë. “Nga ne kërkohet që të anulohet vendimi për decertifikimin e 86 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, të ketë thënë kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja Betim Gjoshi ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme i mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda që të kandidojë në zgjedhje. Për decertifikimin e 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale nga KQZ-ja, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke e vlerësuar këtë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si rast flagrant të diskriminimit përmes përdorimit apo keqpërdorimit të standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Në zgjedhjet lokale të drejtë vote kanë 1 890 852 votues Lista Përfundimtare e Votuesve 2017 për Zgjedhjet e Lokale përmban: 1 890 952 emra të votuesve, me dallim prej 18 011 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të datës 11 qershor 2017.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.