Krusha e Madhe bëhet me objekt të ri të Zyrës së Gjendjes Civile

RahovecPostuar: 14:10 / 08.02.2018

Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit sot është përuruar objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile.

Me ndërtimin e këtij objekti, punëtorëve të cilët punojnë aty dhe qytetarët të cilët shkojnë për tu pajisur me dokumente nga tani e tutje, do të ju ofrohen kushte shumë më të mira se sa që ka qenë tanimë në ish objektin.

Objekti i ri i Zyrës së Gjendjes Civile në këtë fshat, ka hapësirë prej 150 metrash katror dhe është investim nga buxheti komunal, investim ky që ka vlerën prej  42 mijë e 866 euro.

Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë Fatmir Iska, nënkryetar iKomunës, Afrim Dina kryesues i Kuvendit Komunal, Saranda Salltekudrejtoreshë e Administratës, Berat Duraku drejtor i Drejtorisë sëBujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Selami Hoti kryetar ikëshillit të fshatit Krushë e Madhe, punëtor të zyrës dhe qytetarë./InfoKomuna/