Kryeministri Haradinaj vizitoi Komunën e Fushë-Kosovës

Fushë KosovëPostuar: 16:15 / 18.07.2019

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, priti në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëpunëtorë të tij.

Në një atmosferë shumë miqësore u bisedua për çështjet që janë në dobi të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës, gjegjësisht për projektet e realizuara deri më tani dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të ardhshme që janë në interes për të gjithë banorët e Fushë Kosovës.

Gjatë takimit u dakorduan që së bashku të angazhohen rreth mundësive për realizimin e projekteve siç janë: realizimi i hartave zonale, shpronësimin e pronave për ndërtim të shkollave, ambulancave, palestrave sportive, varrezave e gjërave tjera që janë të nevojshme për të gjithë banorët e Komunës sonë.

Në fund të takimit të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. /InfoKomuna/