Kryesues i Kuvendit komunal të Pejës zgjedhet, Islam Husaj

PejëPostuar: 15:01 / 09.01.2018

Kuvendi i Komunës së Pejës mbajti takimin e radhës të kryesuar fillimisht nga deputeti më i vjetër, Beqir Kajtazi e më pasataj nga kryesuesi i zgjedhur me shumicë votash i Kuvendit të Komunës së Pejës, Islam Husaj.

Në pikën e parë të rendit të ditës u betuan anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Pejës, transmeton InfoKomuna.

Pikë e dytë e rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Pejës e mbajtur me datë: 13.12.2017.

Në pikën e tretë të rendit të ditës për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës pati tri propozime: Islam Husaj nga LDK , Arbër Grabovci nga AAK dhe Ukë Selimaj nga PDK. Pas votimit të fshehtë dhe numërimit të votave me shumicë votash u zgjedh për këtë mandat Kryesues i Kuvendit të Komunës së Pejës, Islam Husaj.

Islam Husaj pasi mori detyrën i falënderoi të pranishmit dhe u zotua për transparencë dhe punë të paanshme, si dhe vazhdoi me pikat e rendit të ditës.

Në vazhdim është zgjedhur Komiteti për Politik dhe Financa (KPF) në përbërje prej 9 anëtarëve: 3 nga LDK , 2 nga AAK, 1 nga PDK, 1 nga VV dhe nga 1 anëtar Alternativa dhe Nisma shkojnë me rotacion nga dy vite.

Po ashtu është zgjedhur edhe Komiteti për Komunitete në përbërje prej 9 anëtarëve: 1 LDK, 1 AAK, 1 PDK dhe 6 nga Partitë e komuniteteve pakicë.

Takimi i radhës i Kuvendit Komunal planifikohet të mbahet në muajin shkurt 2018-të./InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.