Kryetari Ahmeti kërkon nga drejtorët angazhim maksimal në kryerjen e punëve

LipjanPostuar: 11:06 / 26.12.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komuale, ku u diskutuan çështje lidhur me punët e kryera të Komunës.

Fillimisht drejtorët e Drejtorateve Komuale kanë raportuar rreth punëve me të cilat janë marrë gjatë javës së kaluar por edhe për obligimet që kanë gjatë kësaj jave.

Ndërsa, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e raporteve vjetore të punës për vitin 2017 si dhe hartimin e planeve të punës për vitin 2018.

Ai po ashtu ka kërkuar nga drejtorët e drejtorateve angazhim maksimal, diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të punës. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...