Kryetari Asllanaj mban takime me qytetarët

SuharekëPostuar: 16:36 / 20.07.2017

Edhe sot si zakonisht të enjteve, kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, ka takuar qytetarët që kanë shprehë kërkesë për tu takuar me të.

Fillimisht kryetari Asllanaj, ka takuar një delegacion të fshatit Reqan, kurse më pas ka vazhduar me qytetarë tjerë të cilët edhe sot ishin një numër i konsiderueshëm i tyre.

Takimet me qytetarë janë mënyra më e mirë e mundshme e bisedës së lirë mes të parit të komunës dhe qytetarëve. Ata haptas shprehin kërkesat dhe problemet e tyre para kryetarit, ndërsa kryetari Asllanaj, mundohet që tu bëj zgjidhje, kuptohet në bazë të mundësive që ka Komuna.

Kjo metodë e komunikimit dhe bashkëpunimit kryetar-qytetarë do të vazhdojë edhe te enjteve tjera dhe ate duke filluar nga ora 14,oo.
/InfoKomuna/