Kryetari Haliti informon zv.ministrin Ratkoceri për infrastrukturën në Viti

VitiPostuar: 15:19 / 27.05.2020

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Ratkoceri, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, kryetari Haliti e njoftoi zv.ministrin Ratkoceri për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, si dhe për gjendjen infrastrukturore në këtë komunë.

Njëkohësisht, u shqyrtua mundësia për realizim te projektit për rregullimin e rrugës alternative të fshatit Stubëll, si dhe atë të rrugës për në fshatin Korbliq. /InfoKomuna/