Kryetari Jashari pret në takim fituesit e Garës së Diturisë

SkënderajPostuar: 13:54 / 08.07.2019

Pritje zyrtare u ka rezervuar sot kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, nxënësve fitues të Garës së Diturisë, organizuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, të cilët kanë zënë tri vendet e para në nivel republikan, në fusha të ndryshme.

Kësisoj, kryetari Jashari ka prit Dafina Ejupin, fituese e vendit të parë në kategorinë e këndimit, Diellza Isufi, vendi i dytë në kategorinë e artit pamor, Albana Jashari, vendi i tretë në kategorinë hartim/poezi dhe Ylli Qerimi, vendi i tretë në kategorinë art pamor.

Me këtë rast, kryetari Jashari i ka përgëzuar nxënësit për sukseset e arritura, duke i inkurajuar të vazhdojnë mësimet, pasi vetëm në këtë mënyrë arrihen sukseset në jetë.

Në fund të takimit, kryetari i Komunës u ka ndarë nxënësve fitues çeçe në vlerë monetare, për suksesin e arritur, duke i bërë krenarë të gjithë qytetarët tanë. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...