Kryetari Jashari viziton qendrat e mjekësisë familjare, pas investimeve publike

SkënderajPostuar: 14:05 / 07.06.2019

Kryetari i Komuës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar edhe nga drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Osman Veliu dhe ai Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fazli Kadriu, kanë vizituar sot qendrat e mjekësisë familjare në bashkësi lokale, për të parë nga afër gjendjen e tyre pas investimeve që janë bërë nga Komuna e Skenderajt.

Gjendja në qendrat e mjekësisë familjare në Llaushë, Turiqec, Runik dhe Klinë e Epërm, nuk ka qenë në nivel të kënaqshëm, kjo pasi nuk është investuar për disa vite, cka ka detyruar pacientët t’i drejtohen qytetit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të marrë një shërbim sado të thjeshtë.

Në këtë mënyrë, duke qenë se shëndetësia mbetet prioritet në qeverinë e udhëhequr nga kryetari Jashari, gjendja ka ndryshuar dhe do të ndryshojë gjithënjë më shumë, fal investimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor, duke meremetuar hapësirat brenda dhe jashtë qendrave të mjekësisë familjare në Llaushë, Turiqec, Runik dhe Klinë të Epërm, si dhe me barnatore brenda tyre mirë të furnizuara.

Është rregulluar infrastruktura në këto qendra, ku tashmë janë funksionale disa nga sallat ku ofrohen shërbimet shëndetësore, me qëllim që pacientët të kenë mirëqenie.
Ajo që është më e rëndësishmja, e që në fakt po ndodh për herë të parë, në dy qendrat e mjekësisë familjare, në Turiqec dhe Runik, kemi zgjatur orarin e ofrimit të shërbimeve, ku mjekët tani janë në shërbim nga 8 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite.

Kryetari Jashari vazhdon me përkushtim të punojë në atë mënyrë që pacienti t’i ketë sa më afër shërbimet mjekësore. /InfoKomuna/