Kryetari Lladrovci formon nënshtabet emergjente në Drenas

GllogocPostuar: 17:04 / 02.04.2020

Për të menaxhuar situatën emergjente shëndetësore, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka formuar nënshtabet emergjente në vendbanime.

Pjesë e nënshtabeve emergjente janë administratorët e vendbanimeve dhe kryesitë e tyre.

Emrat e kryesive së vendbanimeve janë dërguar përmes administratorëve sipas zgjedhjeve të fundit të kryesisë së vendbanimeve.

Formimi i këtij nënshtabi ka për qëllim që të bëjë verifikimin e familjeve në nevojë në Komunën e Drenasit.

Të gjitha veprimet e nënshtabit, duhet të jenë në koordinimin me shtabin emergjent në Komunën e Drenasit si dhe gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre, lusim të ju përmbahen rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Bashkëngjitur këtij njoftimi, gjeni edhe vendimin dhe emrat e anëtarëve të nënshtabit. /InfoKomuna/