Kryetari Muharremaj premton mbështetje për fermerët

SuharekëPostuar: 10:26 / 25.04.2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, drejtori i Bujqësisë Xhevxhet Gashi dhe pesë ekspertë të bujqësisë, kanë vizituar sot vreshtat e fermerit Habib Elshani. Kryetari Muharremaj, ka përgëzuar këtë fermer të vyeshëm dhe punëtor për punën që ai po bënë në plantacionet e tij të vreshtave.

Kryetari e ka parë për së afërmi punën dhe angazhimin e tij dhe ka shtuar se me punë arrihet çdo gjë. Ai është befasuar kur ka parë se përmes gypave me ujë, po furnizonte me ushqim (pleh artificial ) çdo rrënjë të hardhisë së rrushit.

Afër këtij fermeri do të jenë vazhdimisht me këshilla edhe pesë ekspertët bujqësorë ashtu sikur do të jenë në dispozicion edhe të fermerëve tjerë të Komunës së Suharekës, sa herë ata e kërkojnë ndihmën e tyre.

Fermeri, Habib Elshani në këtë hapësirë ka rreth 7 hektarë tokë të huazuar nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, të cilën e ka mbjellë me hardhi të rrushit dhe një pjesë me bimë tjera të vlefshme si boronicë etj.

Kryetari Muharremaj, ka premtuar se do të ndihmoj çdo qytetar që angazhohet të merret me biznes, sidomos ata që merren me bujqësi, sektor ky mjaft i arsyeshëm në Komunën e Suharekës. /InfoKomuna/