Kuvendi i Istogut diskuton gjendjen e NLP "Stacioni i Autobusëve"

IstogPostuar: 13:47 / 30.05.2018

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 6-të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimit për sanimin e gjendjes aktuale e cila mbretëron në NLP “Stacioni i Autobusëve’’ në Istog, raporti i punës së ndërmarrjes publike lokale “Ambienti” në Istog për vitin 2017, shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për plotësimin e vendimit 01Nr.09/2017 të datës 31.01.2017 si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për plotësimin e vendimit 01Nr.69/2017 të datës 05.05.2017, ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

Elauborimin e raportit të punës së ndërmarrjes publike lokale “Ambienti” në Istog për vitin 2017 e bëri drejtori i kësaj ndërmarrje Sadik Bujupi i cili foli për të arriturat si dhe sfidat që ka pasur kjo ndërmarrje gjatë vitit 2017. /InfoKomuna/