Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen përshendetëse

DeçanPostuar: 16:19 / 17.11.2017

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur sot mbledhjen përshëndetëse të legjislaturës së fundit, kur tashmë jemi në prag të balotazhit për zgjedhjet komunale.

Në njoftimin e komunës thuhet se bazuar në nenit 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit është mbajte mbledhja e IX-të përshëndetëse e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila kishte këtë rend pune:1.Shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Përshendetje dhe falënderim për punën 4-vjeçare të legjislacionit 2013-2017.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, kryesuesi Jashar Dobraj falënderoi të gjithë asamblistët të cilët për 4 vjet rresht dhanë më të mirën nga vetja e tyre me pjesëmarrje në seanca, me debate për tema dhe specifika të ndryshme, qoftë nganjëherë edhe më përplasje për mos pajtime për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit për çka dhe kanë marr besimin e tyre.

Ndërsa Ramdan Tahiraj nga LDK , tha se kontributi i kësaj legjislature për 4 vjet që lamë pas do të mbetet njëra nder përvojat më të mira jetësore.

Në kuadër të këtij takimi lamtumirës është organizuar edhe një koktej. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...