LDK: Mund të anulohet fushata, por jo zgjedhjet

Postuar: 16:37 / 13.09.2021

LDK-ja ka dalë edhe një herë kundër idesë për shtyrjen e zgjedhjeve të 17 tetorit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se partia e tij është kategorike që zgjedhjet duhet të mbahet më 17 tetor, siç është e paraparë me ligj.

Ai tha se fushata mund të anulohet, por jo edhe zgjedhjet, transmeton Zeri.info.

“LDK-ja do të marrë një qëndrim dhe do të marrë pjesë në këtë takim. LDK-ja mendon se zgjedhjet duhet të mbahen dhe jo të shtyhen. Mund të anulohet fushata, por jo zgjedhjet”, tha Gashi në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, ku është vendosur që më 20 shtator të mbahet seanca e parë për sesionin vjeshtor.