MI ndan mbi 500 mijë euro për rekonstruksionin e rrugëve në Leposaviq

LeposaviqPostuar: 12:36 / 15.03.2017

Sot, në Prishtinë u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Leposaviqit për realizimin e projekteve rrugore.

Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanović, parashihet asfaltimi dhe rekonstruksioni i rrugëve në komunën e Leposaviqit, në vlerë prej 565,919 €, si dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Revatske dhe lagjen “Verb” dhe “Berberisht”, në vlerë prej 20,000 €.

Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e këtyre projekteve, me anë të të cilit Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Leposaviqit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve, në të cilin duhet të jetë një anëtar nga MI.

/InfoKomuna/

MalishevëKomente: 0 Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Malishevë 11:59 / 20.02.2018 Edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës në dy ditë e fundit, të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës janë të kalueshme dhe nuk ka probleme, përfshi edhe rrugët në fshatrat e thella malore.
PodujevëKomente: 0 Komuna e Podujevës dhe USAID-i me projekte të reja në bujqësi 16:39 / 20.02.2018 Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, zhvilloi një takim me drejtorin e USAID-it, James Hope, drejtorin e programit AGRO, Mark Wood, përfaqësuesit e shoqatës “Mjedra e Llapit”, pronarin e Qendrës Grumbulluese “Laberion”, Bashkim Osmani dhe me Brock Bierman -...
VitiKomente: 0 Viti, Raporti i Auditimit shtyhet për mbledhjen e ardhshme të KPF-së 11:42 / 20.02.2018 Është mbajtur sot mbledhja e parë e rregullt e Komitetit Për Politik e Financa të Vitisë, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës, e të cilat u miratuan për të vazhduar për aprovim në seancën e ardhshme të Kuvendit...