Në Leposaviq zbulohet fabrika e pijeve alkoolike të falsifikuara

LeposaviqPostuar: 14:14 / 01.12.2016

Në fshatin Banoviq të Leposaviqit është zbuluar një fabrikë në të cilën dyshohej se në mënyrë të kundërligjshme bëhej përpunimi, prodhimi dhe distribuimi i pijeve alkoolike të falsifikuara.

Policia njofton se lidhur me këtë rast ka realizuar bastisjen e tri lokacioneve të ndryshme në kuadër të komunës së Leposaviqit: një në fshatin Banoviqqë ku është identifikuar laboratori dhe dy të tjera bastisje në Leshak të Leposaviqit, ku është identifikuar një depo dhe bastisja e një hapësire banesore, ku janë gjetur dhe sekuestruar material i provave të cilat do të përdoren për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore.

Në vendngjarje, policia ka identifikuar:pajisjet (makinerinë) ilegale për prodhimin dhe mbushjen e pijeve alkoolike, ambalazhe për mbushjen e pijeve të ndryshme alkoolike, një sasi të shumtë të etiketave për pije të ndryshme alkoolike, kapak për mbyllje të shisheve, si dheambalazhe për paketimin dhe distribuimin e mëtejmë.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, transmeton Klan Kosova.