Lipjan: Kryetari Ahmeti prezantoi raportin vjetor të punës

LipjanPostuar: 15:12 / 17.03.2021

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot në seancën e 41-të të Kuvendit Komunal, ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2020, ku tha se viti që lamë pas ishte vit jashtëzakonisht sfidues dhe me situatat që na kanë përcjellur mundë të cilësohet si vit i pandemisë COVID 19.

“Duhet të kemi parasyshë angazhimet shtesë që janë kërkuar në situatat emergjente dhe angazhimet e pa parashikuara që gjithësesi kanë rindërtuar një agjendë ndryshe edhe financiare duke pasur për pasojë edhe mos plotësimin adekuat të buxhetit, por edhe referenca të tjera siç kanë qenë falja e qirasë dhe taksave të ndryshme me një impakt financiar në buxhetin e komunës”, është shprehur kryetari Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se e gjithë kjo vështërësi financiare detyrishimisht ka prodhuar pastaj ngecje edhe në implementimin e normave buxhetore në kuptimin e përmbushjes së buxhetit dhe kjo sigurishtë ka pasur impakt në zhvillimin e bizneseve dhe në mirëqënien sociale të qytetarëve edhe në Lipjan.

Por, përkundër të gjitha vështirësive të shfaqura duke i kushtuar prioritet shëndetit dhe menaxhimit të periudhës me COVID-19, kryetari Ahmeti tha se kanë arritur t’i procedojnë të gjitha projektet e parapara në këtë periudhë, duke arritur realizimin e mbi 150 projekteve në teren. Po ashtu në vitin 2020, janë dyfishuar subvencionet në bujqësi, kulturë, rini dhe sport si dhe janë ndarë 134 bursa për studentët lipjanas.

Kryetari ka falenderuar të gjithë qytetarët e Lipjanit dhe partnerët vendor e ndërkombëtar, për kontributet e përbashkëta gjatë vitit që lamë pas si dhe i ka ftuar të gjithë që të angazhohen së bashku në tejkalimin e sfidave dhe vështirësive, në dobi të progresit të gjithanshëm si dhe zhvillimin shumëdimensional të komunës sonë.