Ahmeti e ambasadorja turke përurojnë fasadimin e objektit të Komunës

LipjanPostuar: 14:25 / 18.05.2018

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti së bashku me ambasadoren Turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç kanë përuruar investimin e fasadimit të objektit të Komunës së Lipjanit, realizuar me ndihmën e Kryesisë Këshillit turk.

Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti është shprehur falënderues ndaj këtijdonacioni nga Kryesia e Këshillit Turk, duke theksuar se realizimi ikëtij projekti ka ndërruar pamjen e objektit të komunës duke i dhënë një pamje më të mirë dhe më freskuese.

Kryetari Ahmeti po ashtu katheksuar se vlera më e madhe e këtij projekti është bashkëpunimi meKFOR-in Turk i cili shpresohet që do të vazhdoj edhe në ardhmen.

Nga ana tjetër Ambasdorja Kivilcim Kiliç e cila ishte e pranishme në këtëpërurim është shprehur e lumtur me përfundimin e këtij projekti, duketheksuar me realizimin e këtij projekti shpresoj që jo vetëm që kandryshuar objektin e komunës por të krijoj kushte sa më të mira edhe nëshërbime tjera komunale. /InfoKomuna/