Ahmeti e Lluka flasin për nxitjen e zhvillimit ekonomik në Lipjan

LipjanPostuar: 16:49 / 11.05.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës sotme ka pritur në takim, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me të cilin kanë diskutuar rreth projekteve të nevojshme nga Qeveria për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.

Kryetari Imri Ahmeti fillimisht ka prezantuar nevojën për përfshirjen e Komunës së Lipjanit në ngrohjen qendrore përmes koogjenerimit nga Kosova e Re, përfshirjen së Komunës së Lipjanit në projektin regjional të impianteve për menaxhimin e ujërave të zeza, instalimin e fibrës optike në tërë territorin e Komunës së Lipjanit, hapjen e dyerve të Parkut Nacional Blinaja për vizitorë dhe vazhdimin e investimeve nga Qeveria në Zonën Ekonomike në Qylagë e cila është interes vital për zhvillimin e ekonomik.

“Për ne është shqetësuese ndërprerja e zonës ekonomike dhe i bëjmë apel Qeverisë të mos ndërpriten investimet në atë zonë sepse kjo zonë është jetike për Komunën e Lipjanit dhe mbarë vendin”, tha Ahmeti.

Nga ana tjetër, Ministri Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se
“në takim biseduam për shumë gjëra dhe ne morëm përsipër të shikojmë mundësinë e futjes së Komunës së Lipjanit në ngrohje qendrore të Prishtinës përmes termocentralit Kosova e Re sepse kemi kapacitet të mbulojmë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe tani synojmë edhe Lipjanin”.

Ministri Lluka theksoi se MZHE do të përfshijë Lipjanin si komunë në shtrimin fibrit optik. /InfoKomuna/