Ahmeti informon KFOR-in italian për sigurinë në Lipjan

LipjanPostuar: 16:05 / 17.01.2018

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur, kolonelin e KFOR-it Italian Danile Bajata shoqëruar nga major Bylent Kuzuku i KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.

Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, e ka njoftuar kolonelin Danile Bajata për punët dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit, njofton InfoKomuna.

Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur për sigurinë në Komunën e Lipjanit e cila është e qetë dhe stabile si dhe për rëndësinë e KFOR-it në përgjithësi që ofrojnë stabilitet për qytetarët lipjanas.

Ndërsa koloneli i KFOR-it Italian, është shprehur shumë i kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit në realizimin e projekteve të shumëta e sidomos projekteve në fushën e sigurisë. /InfoKomuna/