Ahmeti inspekton mbarëvajtjen e punimeve në teren

LipjanPostuar: 15:43 / 12.07.2017

Kryetari i komunës Imri Ahmeti gjatë këtyre ditëve ka inspektuar mbarëvajtjen e punimeve të projekteve të shumëta që janë duke u realizuar në lokalitete të ndryshme të komunës së Lipjanit.

Ai ka parë nga afër mbarëvajtjen e punimeve si dhe ka uruar banorët për projektet që tani janë duke u realizuar.

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në: Janjevë – instalimi i rrjetit të ri të gypave të ujësjellësit,Sllovi – rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik, Vrellë të Gadimës – asfaltimi i rrugëve, Bujari – rregullimi i trotuarit me ndriçim publik,
Llugaxhi – riasfaltimi i rrugës nga Llugaxhia për në Gadime, Dobrajë e Madhe – renovimi i tërsishëm i objektit shkollorë “Dy Dëshmorët,
Rufc i Ri – renovimi i brendshëm i shkollës “Migjeni” dhe
Banullë – asfaltimi i rrugicave të fshatit.
/InfoKomuna/