Ahmeti kërkon angazhim në pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës

LipjanPostuar: 15:44 / 26.02.2018

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e Drejtorive komunale. Në këtë mbledhje u raportua për rezultatet e punës javore, projektet që kanë nisur të implementohen si dhe menaxhimin e përgjithshëm në Drejtoritë përkatëse, raporton InfoKomuna.

Gjatë kësaj mbledhje pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet e ekzekutivit për seancën e radhës së Kuvendit Komunal e cila do të mbahet me datën 28 shkurt 2018, si dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve lipjanas.

Kryetari Ahmeti ka kërkuar që këtyre ditëve vëmendje e veçantë t'i kushtohet pastrimit të rrugëve nga reshjet e borës në mënyrë që qytetarët e Komunës së Lipjanit të kenë një qarkullim sa më të mirë. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.